Kërcënimi ndaj Blushit: “Ruaju nga ndonjë plumb qorr… i islamikëve!”

“Kujdes se mund të hash edhe ndonjë plumb qorr”- kjo qe fraza që ju tha Ben Blushit në debatin e emisionit “Opinion”, teksa ai po pyeste debatuesit e tij, lidhur me rrezikun që kishte, që organizatat terroriste islamike të vinin nesër në krye të shteteve të veçanta. "Duhet pasur kujdes se fjala është plumb" vazhdoi pastaj replikën Ergys Mërtiri. Në çdo vend të botës ky do të qe një kërcënim i hapur, aq më tepër që politikani dhe shkrimtari Blushi njihet për qëndrimet e tij.Ai mbajti një qëndrim tejet të ashpër ndaj terroristëve që vranë 12 viktima në të përjavshmen “Charlie hebdo” duke mbrojtur tezën se në shoqëritë laike fjala e lirë është e njejtë dhe konfliktet zgjidhen sipas ligjit dhe jo sheriatit..Jome terrorizem, por me dialog e mirekuptim.

Ben Blushi ishte mbreme ne nje emision te Blendi Fevziut ku u diskutua rreth rrezikut te terrorizmit islamik per Shqiperine.

Ne Shqiperi, fatmiresisht, raportet mes feve jane ekselente. Ashtu sic e tha edhe Papa Françesku se "Shqiperia eshte model ne kete drejtim ne gjithe boten. Keshtu nuk ka harmoni,por vellazeri mes feve". Kjo eshte nje gje e cmuar per vendin tone.

Menjëherë pas nxjerrjes së këtij lajmi reagoi edhe Ergys  Mërtiri i cili pretendon se jane shtrembëruar faktet. Ja seç ka shkruar ai : "Sapo lexova nje shkrim ne faqen tuaj (drejtuar nje web tjetër), sipas te cilit une paskam kercenuar Ben Blushin, live ne emision. Ky eshte nje shtremberim qesharak i fjaleve te mia, te cilat kane qene, nga fillimi ne fund, nje perpjekje e imja, per te kerkuar nje etike tjeter te trajtimit te ketyre fenomeneve. Shkeputja e fjaleve nga konteksti dhe vendosja e tyre ne te tjera kontekste, eshte nje shpifje e ulet, per te krijuar situata te paqena dhe shantazhuar mua. Jam i vendosur per te mbrojtur dinjitetin tim dhe do te ndjek cdo rruge ligjore, ne te gjitha institucionet e ketij shteti, nese nuk terhiqni shpifjen, e nuk e pergenjeshtroni ate".

SHKARKO APP