Kërcet grushti në Dhërmi, 55-vjeçari paraqitet në spital me traumë të rëndë

Sezoni veror po nis me probleme. Një 55-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Asllan Meçaj, është paraqitur në Spitalin e Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi është konstatuar me një traumë pas koke.

55-vjeçari ka ardhur nga Himara, ndërsa është i vetëdijshëm. Ai ka mbetur i plagosur nga goditja me grushte nga një 23-vjeçar, i cili është larguar në drejtim të paditur dhe po punohet për kapjen e tij.

“Himarë/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?