Kërkohet për t’u arrestuar “kapo” Genci Xhixha për çështjen “kokaina”

 

Shume informacione po qarkullojne ne media per nje prej "kapove" te grupit te droges qe u kap ne Elbasan, nje lobarator droge me i madhi i kapur ne Ballkan.  Koha Jone ka informacione se kapo ne fjale eshte ne Shqiperi. Operacioni për goditjen e “grupit kokaina”, ka nxjerrë në pah një emër, që policia dhe prokuroria janë mjaft të rezervuar në lidhje me të. Quhet Genci Xhixha, është 38 vjeç nga Tirana dhe është shpallur në kërkim. Policia ka bërë me dije se rezulton të jetë pjesë e grupit pasi emri i tij ka dalë gjatë përgjimeve të bisedave telefonike mes Ilir Hysenit dhe Ermal Hoxhës. Mirëpo, nga të dhënat e hetimit, rezulton se personi misterioz, i cili mendohet se lëviz nëpër vendet e Amerikës Latine, po verifikohet për vëndqendrimin e tij në Kubë.

Hetimi e ka përfshirë të riun, si një ndër personat kyç dhe dyshohet të jetë edhe ndërmjetësi mes palëve. Nga verifikimet që iu janë bërë të gjithë anëtarëve të rrjetit, rezulton që i kërkuari i Policisë së Shtetit, për të cilin ene nuk ka të dhëna të mjaftueshme, ka qenë ditëve të fundit në Tiranë. Nga gjithë lista e personave që kanë pasur për të arrestuar, i vetmi që nuk është gjendur gjëkundi në Shqipëri është pikërisht Genci Xhixha, ndaj të cilit, në orët e para të ditës së djeshme, është lëshuar edhe urdhri i kërkimit të tij.

Roli i Xhixhës,sipas hetimit 

Policia e Shtetit mbrëmjen e djeshme bëri të ditur se për Genci Xhixha është person i shpallur në kërkim pasi rezulton të jetë pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Sipas tyre, nga të dhënat paraprake që kanë patur në lidhje me këtë person mësohet se ai ditëve të fundit qëndronte në Shqipëri, por nuk ka rezultuar kështu kur kanë kërkuar të vënë në pranga. Policia njëkohësisht bën me dije se nga të dhënat që disponohen për të, ai rezulton të jetë një person që jeton në vendet e Amerikës Latine.

Gjithashtu policia thekson se nga të dhënat ai rezulton të jetë banues në Kubë ku edhe ushtron aktivitetin e tij prej disa vitesh. Hetimi është përqendruar pikërisht tek lidhjet e këtij personi me vendet latine dhe me të gjithë personat që janë të përfshirë në grup. Policia e Shtetit bën me dije se ekziston një lidhje miqësie familjare mes Xhixhës dhe nipit të diktatorit, ndërkohë që edhe në përgjime gjithnjë janë verifikuar telefonata të shpeshta mes tyre dhe Ilir Hysenit.

Policia është mjaft e rezervuar në lidhje me faktin se nga çfarë vendi të jenë kryer telefonatat nga i kërkuari i tyre, por prokuroria ka bërë me dije se ka dyshime se disa ngarkesa kokaine janë kryer nga Kuba, vend që tashmë e lidh të kërkuarin e tyre me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Informacionet       

Sipas policisë, informacioni për vendndodhjen e Genci Xhixhës ka qenë pikërisht në Tiranë. Policia ka ndërhyrë njëkohësisht për të bllokuar mjetin që ishte nisur në drejtim të Tiranës me 18.5 kilogram kokainë, nga laboratorët e fushë-Labinotit dhe për gjetjen e Genci Xhixhës. Mirëpo, në dy pikat ku është dhënë informacioni që mund të gjendej i kërkuari i tyre ka rezultuar se nuk ishte. Policia ka qenë mjaft e rezervuar në lidhje me faktin nëse Xhixha ishte larguar jashtë vendi dhe se kur mund të kishte hyrë në vendin tonë, por mësohet se ai konsiderohet edhe si një prej personave që mund të ketë bërë të mundur edhe lidhjen me baronët kolumbianë të drogës.

Per kapjen e krereve dhe gjithe rrjetit te kokaines jane vene ne levizje Interpoli, Europoli dhe sherbimet gjermane.Genc Xhixha, shqiptari që jeton në Kubë dyshohet si kreu i rrjetit të kokainës.

Një urdhër ndërkombëtar është lëshuar për Genc Xhixhën, pasi dyshohet të jetë kreu i rrjetit të kokainës që u godit të mërkurën në Shqipëri. 39 -vjecari jeton në Kubë, në qytetin e Holguinit, së bashku me bashkëshorten e tij kubaneze. Prokuroria për Krimet e Rënda beson se ai qëndron pas rrjetit që kishte ngritur edhe laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Prokuroria ka zbuluar se në llogaritë e tij bankare janë derdhur shuma të mëdha parash nga disa prej 9 personat e arrestuar dy ditë më parë në Elbasan, Tiranë e Durrës. Xhixha rezulton të jetë mik i Ermal Hoxhës, nipit të ish -diktatorit Enver Hoxha, që konsiderohet si financuesi i rrjetit. Ndaj tij tashmë është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por ekzekutimi i tij dhe ekstradimi i Xhixhës për në Shqipëri mund të hasë vështirësi.

SHKARKO APP