Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga Kim Mehmeti
Edhe nëse do ishte i vërteta arsyetimi i pushtetmbajtësve se për gjitha të këqijat që i ndodhin Maqedonisë fajtor është qeveria e shkuar, shtrohet pyetja: çka kanë bërë këta sundues që vendin ta shkëpusin nga e shkuara e tij hajdutokrate?!
Pastaj, edhe nëse do ishin të sakta pohimet e pushtetmbajtësve të sotëm se qeveritarët e dikurshëm janë ata që kanë dhënë leje të paligjshme për klube nate dhe kazino, shtrohet pyetja e logjikshme se si ishte e mundur që edhe pas katërmbëdhjetë muajve në qeveri, pushtetarët e sotëm të mos i kenë parë këto objekte dhe të mos e kenë dëgjuar muzikën që ushton nga ato?!
Pra, nëse do ishte e vërtet se fatkeqësia më e madhe e Maqedonisë është qeveria e shkuar, shtrohet pyetja e logjikshme: çka është ajo që sunduesit e sotëm i bënë më të mirë se ata të djeshmit?!

Dhe kur bëhet fjalë për pushtetarët e sotëm të VMRO-DPMNE’së duhet pranuar se (jo se nuk e testuan atë mundësi nëpër disa portale proqeveritare) ata ia dolën që në rastin e tragjedisë së Koçanit ta kontrollojnë kodin gjenetik të partisë së tyre dhe për këtë tmerr të papërshkrueshëm të mos fajësojnë ndonjë grup ‘terroristë islamo-shqiptare’?!
Por sido qoftë, qeveritarët e sotëm shqiptarë duhet të jenë të kujdesshëm sepse kurrë nuk i dihet, ngaqë nëse VMRO-DPMNE’ja e gjen veten ngushtë do e shtojë numrin e shqiptarëve në paraburgim.
Pra pushtetarët e sotëm shqiptarë duhet ta dinë se përderisa prindërit që përjetojnë dhembje shkatërrimtare i varrosin më të dashurit e vet, VMRO-DPMNE’ja ësht duke kërkuar varrë për përgjegjësin e saj. Dhe atë varrezë mund ta gjejë në hapësirën e mbushur me grindjet mes partive shqiptare.
Siidoqoftë, a sot a kurrë, qytetarët e këtij vendi duhet të dëshmojnë nëse edhe më tej do jenë zgjuar vetëm ditën kur do u ndodh ndonjë tragjedi, si dhe dy tre ditë pas saj, apo se shteti është i tyre dhe se ai ka substancë të mjaftueshme shtetëformuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?