Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras, një pasuri kulturore e rivitalizuar
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka publikuar në rrjetet sociale punën restauruese të bërë në Kishën e Shën Mërisë, pasuri kulturore, me status Monument Kulture i Kategorisë së parë (I), datë 15.01.1963.
Kjo panoramë është një tregues i vlerësimit dhe promovimit të objekteve të kultit, jo vetëm si një përkatësi e hershmërisë së devocionit ndaj besimit, por edhe si një identitet kulturorë i pasurisë sonë shpirtërore dhe civilizuese.
Në postimin e tij të shoqëruar me një galeri fotosh, ministri Gonxhja shkruan se:
Kisha e Shën Mërisë është pasuri kulturore, me status Monument Kulture i Kategorisë së parë (I), datë 15.01.1963.
Ndodhet në fshatin Shënmëri, Mamurras dhe paraqet interes të veçantë si një dëshmi arkitekturore që mbart gjurmë të disa fazave ndërtimore e disa duar pikturimi që përfshijnë periudhën rreth shek. XI-XIV.
Në kuadër të restaurimit të rrënojave të Kishës së Shën Mërisë, u realizuan ndërhyrjet si më poshtë:
▪️Pastrimi i hapësirës përreth objektit nga vegjetacioni.
▪️Heqja e elementëve jo autentikë brenda kishës.
▪️Restaurimi i murit të gurit antik me teknikeë shqep-qep.
▪️Restaurimi i çarjeve në mur guri me teknikën e injektimit.
▪️Ndërhyrje në konsolidimin dhe konservimin e pikturës murale.
Kisha e Shën Mërisë (Church of Saint Mary) në fshatin Shënmëri, Mamurras, është një nga kishat e vjetra dhe të rëndësishme në këtë zonë të Shqipërisë. Kjo kishë është e njohur për historinë dhe arkitekturën e saj të veçantë, e cila daton nga periudha mesjetare. Përveç rëndësisë së saj fetare, kisha shërben edhe si një pikë e rëndësishme kulturore dhe historike për komunitetin lokal dhe vizitorët.