Kisha Katolike kundër Visar Zhitit: Jo një mysliman ambasador në Vatikan

Kisha Katolike ka dalë kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama, që Visar Zhiti të emërohet ambasador në Vatikan. Sipas Kishës, s’mund të caktohet ambasador në Vatikan, një mysliman.

“Kisha Katolike nuk ka asgjë personale me Visar Zhitin. Ai është një person me integritet. Por nuk mund ta bëjë detyrën e ambasadorit në Vatikan një mysliman, edhe pse zoti Zhiti është i moderuar, një shkrimtar, poet e përkthyes i poezive të Papa Vojtilës dhe që ka marrëdhënie të mira me komunitetin katolik në Shqipëri. Duhet caktuar një katolik ambasador, pasi kur organizohen ceremoni nga Vatikani, edhe pse mund të ftohen edhe ambasadorët, ka shumë rite liturgjike dhe fetare”, ka pohuar për mediat sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore, George Frendo.

SHKARKO APP