Kisha Ortodokse në Amerikë për Kryepeshkopin Janullatus: Figurë e madhe në botën moderne ortodokse
Kisha Ortodokse në Amerikë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatus. Në mesazhin e Kishës, thuhet se zelli i tij misionar, urtësia baritore dhe besimi i tij i palëkundur në Krishtin lanë një gjurmë të thellë në botën ortodokse.
”Me hidhërim të thellë dhe me shpresën e Ngjalljes, Kisha Ortodokse në Amerikë i bashkohet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe mbarë botës ortodokse në vajtimin e fjetjes në Zotin të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili u nda nga jeta më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare.
Një figurë e madhe në botën moderne ortodokse, Fortlumturia e Tij luajti një rol thelbësor në rindërtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë pas dekadash persekutimi të sponsorizuar nga shteti.
Përmes përpjekjeve të tij, u rindërtuan kisha, u krijuan seminare dhe institucione bamirësie, dhe u formua një brez i ri klerikësh dhe besimtarësh, duke siguruar ringjalljen e Kishës pas një prej periudhave më të ashpra të shtypjes në historinë e krishterimit. Zelli i tij misionar, urtësia baritore dhe besimi i tij i palëkundur në Krishtin lanë një gjurmë të thellë në botën ortodokse. Zoti ia bëftë të përjetshme kujtimin”,- thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse në Amerikë.
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua për shkak të një hermoragjie gastrike dhe shumë organe jetësore humbën funksionin.
KOHA JONË SONDAZH

