Klosi: Presim më shumë turistë se një vit më parë
Në një kohë që jemi në pikun e sezonit turistik Divjaka një pikë e rëndësishme turistike ka pritshmëri që të mirëpresë më shumë turistë gjatë gushtit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në Komitetin Rajonal të Turizmit për qarkun Fier u shpreh parashikimet janë për nëj sezon më të mbarë turistik. Klosi u bëri thirrje njësive vendore që të përmirësojnë sigurinë në plazhe.
Divjaka një nga 16 zonat e miratuara me përparësi zhvillimin e turizmit ka pritshëmri që gjatë gushtit të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve. Në mbledhjen e Komitetit Rajonal të Turizmit për Qarkun Fier Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se këtë vit sezoni turistik është shumë herë më i mirë, ndonëse problemet nuk janë eliminuar tërësisht .
Klosi: Është e vërtetë që kemi probleme sa i përket sezonit turistik, por situata ka ndryshuar me disa herë krahasuar me atë çfarë ka qenë një vit më parë, apo atë çfarë ne kishim kur filluam këtë fushatë për të pasur një sezon turistik ndryshe nga herët e tjera.
Klosi i kërkoi vendorëve që të vijojnë punën për të rritur standardet për sigurinë e pushuesve.
Klosi: Kemi shumë nevojë të shtojmë numrin e ruajtësve të plazheve dhe të shkojmë në zbatim të plotë të vendimit të qeverisë.
Në këtë takim morën pjesë edhe Zvministri i Mbrojtjes, Petro Koci si dhe kryetari i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.

KOHA JONË SONDAZH

