Klosi: Trafikimi, duhet luftë e përbashkët për ta parandaluar

 

Deinstitucionalizimi i shërbimeve sociale dhe krijimi i një kodi publik, janë dy hapa kyçe për parandalimin e fenomeneve negative që ndodhin.

Kështu, është shprehur sot ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë konferencës kombëtare kundër trafikimit të qënieve njerëzore, organizuar mes ministrisë së Mirëqënies Sociale, ministrisë së Brendshme, asaj të Arsimit dhe të Drejtësisë., ku i pranishëm ishte dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. 

“Udhëzimi i përbashkët 4 ministror, mes ministrisë së Arsimit, Drejtësisë dhe të Brendshme për mbrojtjen e fëmijëve. Në këtë kuadër kemi shifrat reale të reduktimit të problematikës së fëmijëve të rrugës. Ajo që duhet të bëjmë është problematika që duhet të trajtojmë në strukturat tona të shërbimit social. Nuk duhet të jemi kaq pasivë, vetëm për ngjarje që ndodhin. Duhet të punojmë që këto ngjarje të parandalohen, duhe të ngremë një kod shoqëror në parandalimin e këtij fenomeni. Ne si ministri po punojmë e do kërkojmë një përpjekje të përbashkët, për dy aspekte, për deinstiuconalizimin e institucioneve që kyejnë shërbime sociale. Është e pamundur që në mënyrën e vjetër të kemi trajtim, rikuperim dhe riintegrim. Shoqëria duhet të jetë më e përfshirë. Ndërtimi i një kodi publik se si duhet të reagojë shoqëria shqiptare kur identifikon ngjarjet e para që pastaj kthehen në femonene negative. Ne duhet të reagojmë si shoqëri”, është shprehur ministri Klosi.

Ai tha se shumë shpejt do të hyjnë në fuqi dhe dy ligjet e reja që kanë të bëjnë me këtë fushë, ligji i psikologut dhe ai i shërbimit social, duke u krijuar më pas dhe urdhërat përkatës, për t’i bërë profesione të rregulluara.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e quan një sfidë luftën kundër trafikimit të njerëzve.

“Lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore është një sfidë. Sot policia e shtetit është shumë më e përgatitur për identifikimin paraprak për viktimat e mundshme të trafikimit, ashtu siç është e sigurtë që është rritur kapaciteti instituconal për identifikimin dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit”, tha ministri Tahiri. 
 

SHKARKO APP