Koçiu apel për kujdes nga zjarret: Falë reagimit të shpejtë, vatrat janë vënë nën kontroll

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve në vend, duke vlerësuar punën e strukturave të emergjencës dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Në mesazhin e saj, Koçiu theksoi se temperaturat e larta rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve, ndërsa nënvizoi se ekipet e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Mbrojtjes Civile ndodhen në terren, duke punuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe pasurive natyrore.

Sipas ministres, falë reagimit të shpejtë, koordinimit ndërinstitucional dhe menaxhimit efektiv të situatave, vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll në kohë të shkurtër, duke shmangur pasoja më të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçiu shprehu mirënjohje për efektivët e angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve, duke vlerësuar përkushtimin e tyre edhe në kushtet e temperaturave të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë, ministrja u bëri apel qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, duke theksuar se kujdesi i secilit është i domosdoshëm për mbrojtjen e njerëzve dhe mjedisit.

Mund të jetë një imazh i zjarr

Mund të jetë një imazh i zjarr dhe pemë

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?