Kodheli do të vijojë “betejën” gjyqësore me Demirajn, ja paralajmërimi

Edhe pse Gjykata e Apelit e shpalli fitues Ministrin teknik të Brendshëm, Dritan Demiraj, në gjyqin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, duket se Mimi Kodheli do të vijojë “betejën” gjyqësore me kolonelin. Vendimi i Apelit është për ta rikthyer në punë ministrin e Brendshëm.

Ministria e Mbrojtjes përmes një deklaratë për media, bën me dije se Kodheli do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë, sapo të marrë të zbardhur vendimin e Apelit.

“Gjykata Administrative e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë  padinë e kolonelit në lirim. Në këto kushte, menjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?