Kodheli: Ushtarët shqiptarë po mbrojnë kufirin grek nga emigrantët

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka vendosur t’u përgjigjet me të njëjtën gjuhë fqinjëve grekë. Edhe pse u vu në qendër të sulmeve të ulëta nga disa media greke, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zgjedhur këto të fundit për t’iu përgjigjur deklaratave të homologut të tij grek, i cili u shfaq javë më parë më uniformë ushtarake pranë kufirit shqiptar.

Në një intervistë për të përditshmen greke “Ethnos”, Kodheli shprehet se beson te motoja e aleancës ’28 për një dhe një për 28”. “Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO-s brenda dhe jashtë kufijve të tij”, ka deklaruar Mimi Kodheli.

Gjithashtu, ajo shton se ushtarët shqiptarë me misionin e fundit në Egje do të mbrojnë kufirin greko-turk për të frenuar valën e emigrantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke komentuar një tjetër temë të nxehtë mes palës shqiptare dhe asaj greke, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, ministrja thotë se shqiptarët janë unikë në respektimin e të drejtave të tyre. “Mund të them pa ekzagjerim se në shqiptarët jemi unikë në këtë çështje dhe çdo gjë tjetër është retorikë”, ka thënë Kodheli.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur se përse emigrantët shqiptarë nuk po përndiqen në Greqi, ministrja e Mbrojtjes u përgjigj se shqetësim për Greqinë dhe vende të tjera nuk janë shqiptarët, por refugjatët që rezultojnë nga konflikti biblik në Siri ose nga vende të tjera. Kjo është arsyeja, tha ajo, se pse Shqipëria është pjesë e një prej misioneve më të rëndësishme të NATO-s në Detin Egje, duke mbështetur misionin e BE-së, FRONTEX, në mbrojtje të kufirit detar mes Greqisë dhe Turqisë. Përsa i përket varrezave apo çështjeve të tjera mes dy vendeve si ajo çame, apo kufiri detar, Kodheli deklaron se janë pjesë e axhendës mes dy vendeve që po diskutohen dhe se ato duhet të formojnë shtyllat e një bashkëpunimi më të fortë mes dy vendeve.

Pak javë më parë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u sulmua ashpër nga mediat greke për të shkuarën e saj. Madje, këto të fundit shkuan deri aty sa të shkruanin se ajo vite më parë kishte punuar si balerinë në buzuqet e Athinës. Në vijimësi Kodheli ka mbajtur qëndrime të forta ndaj Greqisë duke ua kthyer me të njëjtën monedhë dhe kjo fqinjëve jugorë duket se nuk u k pëlqyer aspak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?