“Koha e Enverit”, zbulohet si u përdhunua nga 5 ushtarë 22-vjeçarja

Një dokument i Ministrisë së Brendshme i kohës së diktaturës, vitit 1966, rrëzon të ashtuquajturën “qetësi e kohës së Enverit”. Kastriot Dervishi, studiuesi, ish-drejtor i Arkivës së Ministrisë së Brendshme tregon rastin e një vajze 22-vjeçare, e cila, pasi i shpëtoi përdhunimit të brigadierit të saj, ra në duart e katër ushtarëve që e përdhunuan në grup.

Komunikata Operative nr. 151 e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njofton se në datën 8 korrik 1966 ora 20:00, i quajturi Rakip, brigadier në repartin e bojaxhinjve Durrës, element vagabond, me anë të forcës, në afërsi të urës së Dajlanit, ka tentuar të përdhunojë me forcë vajzën Sanije …. , 22 vjeçe, punëtore në fermentimin e Duhanit Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbasi kjo e refuzoi dhe duke bërë zhurmë me të, i erdhën gjoja për ta ndihmuar katër ushtarë të repartit 5101 Durrës.

Rakipi ra në marrëveshje me ushtarët dhe u largua vetë duke e lënë ën dorë të tyre vajzën. Ushtarët përleshen me vajzën, e rrahin rëndë, e zhveshin dhe e përdhunojnë me forcë.

Mbasi kryejnë këto akte, e çojnë në repart ku ishte roje shoku i tyre ushtar , i cili kreu edhe ai aktin e marrëdhënieve seksuale.

Të katër ushtarët e smësipër quhen Feçor….nga katundi …i Fierit; Isa…nga katundi Cakran i Fierit; Agim…dhe Nevruz …nga Fierit. Kundrejt tyre u muar masa e arrestimit nga Prokuroria Ushtarake. Gjithashtu u ndalua edhe Rakip ….

Vajza është gjetur në rrugë nga një shoqe e saj më datën 9  qeshor 1966 dhe nga të rrahurat e rënda nuk mund të ecte. U dërgua për mjekime në spital.

Dervishi, lidhur me dokumentin e publikuar prej ti, e ka shoqëruar me këtë koment: Shumë herë, nga persona idhtarë të regjimit komunist, apo nga të tjerë që nuk e kanë njohur atë kohë, flitet për “qetësinë e kohës së Enverit”.

Ajo kohë prodhoi kriminalitetin më të paparë në historinë e Shqipërisë, sepse krijoi “njeriun e ri”, kafshën më të llahtarshmshme të atij regjimi. Nga leximi i një prej dokumenteve më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Brendshme si komunikata ditore, e nisur nga tetori i vitit 1949, kam arritur në përfundimin se kriminaliteti i lartë ka qenë një tjetër “dhuratë” që Partia e Punës i la Shqipërisë. Natyrisht ky kriminalitet nuk mund të mbyllej me rubinet në vitin 1991.

Bashkëlidhur mund të lexoni komunikatën ditore operative të datës 11.7.1966 të MPB-së, të cilën e sjell për shembull. Emrat e të përmendurve janë fshirë, sipas dispozitave të ligjit të arkivave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?