Koka: Politikat mjedisore të Shqipërisë do të jenë të njëjtja me ato europiane

 

 

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë pjesëmarrjes në konferencën ministeriale për mbrojtjen e pyjeve tha se politikat mjedisore të Shqipërisë do të jenë të njëjtja me ato europiane. Theksin Ministri e vurin në ligjin e ri të mbrojtjes së pyjeve, duke thënë se është hap i rëndësishëm në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Politikat mjedisore të Shqipërisë do të jenë të njëjta me ato të vendeve europiane dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se ligji i ri i pyjeve do të jetë një hap i madh në funksion shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Deklaratën Ministri Koka e bëri gjatë Konferencës së 7-të Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë që organizohet në Madrid të Spanjës.

Marrëveshjet që do të firmosen mes homologëve europian të mjedisit synojnë hartim të strategjive për mbrojtjen e mjedisit nga ndryshimet klimatike.

SHKARKO APP