Kokaina u fut në Shqipëri në thasë plehu ku shkruhej: I japim ngjyra jetës suaj

Lënda e parë për prodhimin e kokainës në laboratorin e Xibrakës ka ardhur në Shqipëri e futur brenda disa thasëve mbi të cilët shkruhet “Marrim më të mirën e natyrës, për t’i dhënë ngjyra jetës suaj”.

“Gazeta Shqiptare” ka publikuar edhe foto ku duken thasët te të cilët ka qenë lënda organike, e cila më pas është përzier me lëndë të tjera dhe pas disa procesesh kimike është bërë e mundur nxjerrja e ekstraktit të kokainës.

Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se thasët me këtë mbishkrim janë futur në Shqipëri si thasë që brenda kanë pasur një pleh kimik që përdoret për regjjen e lëkurave të kafshëve.

Por në fakt, brenda thasëve, mbi të cilët shkruhet se vijnë nga Bolivia, ka qenë lënda e parë që është përdorur më pas nga dy kolumbianët për nxjerrjen e ekstraktit të kokainës.

Burime pranë grupit saktësojnë se nuk është vetëm Bolivia origjina e mundshme e lëndës së parë të kokainës, pasi nuk përjashtohen as vendet e tjera të Amerikës Latine.

SHKARKO APP