Kolumbianët e kokainës: Punuam 2 muaj, s’morëm paratë

Cezar Adolfo Avila dhe Walther Moren Juan Moreno, dy kolumbianët e dyshuar si ekspertë të përzierjes së kokainës, të cilët u vunë në pranga në Xibrakë të Elbasanit, ku u zbulua një laborator përpunimi drogërash të forta, kanë hyrë në Shqipëri dy muaj më parë.

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda, dy të dyshuarit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, kanë shpjeguar me detaje veprimtarinë që kryenin në ish-Repartin Ushtarak në fshatin Xibrakë. “Jemi kontaktuar nga një shqiptar, që të vinim në Shqipëri, me qëllim që të bënim përzierjen e drogërave. Na u premtua pagesë e lartë dhe vendosëm të pranonim.

Udhëtuam drejt Shqipërisë dy muaj më parë. S’kemi marrë asgjë”, kanë shpjeguar Cezar Avila dhe Walther Juan Moreno. Dy kolumbianët, që sipas prokurorisë, deri më tani dyshohen të kenë kryer rolin e ekspertit për përzierjen e drogërave, kanë shpjeguar më tej, mënyrën sesi punonin në laborator, por sa u përket emrave të kapove të trafikut nuk kanë mundur të japin detaje.

“Mund të themi se ne njohim vetëm personat me të cilët kemi punuar në ambientin ku ishin montuar pajisjet, ku ne të kryenim punën tonë. Nuk dimë se kush fshihej pas kësaj.

SHKARKO APP