Komiteti Shqiptar i Helsinkit: 2014, u shtuan viktimat femra

Përgjatë vitit 2014, numri i viktimave femra në Shqipëri ka pësuar rritje.

Kjo është bërë e ditur sot nga kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçaj gjatë prezantimit të raportit të vitit 2014 për “Respektimin e të drejtave të njeriut” në Shqipëri.

Në raport theksohet gjithashtu se dhuna në familjet shqiptare është në nivele të larta, duke përbërë një shqetësim serioz.

Gjithashtu, sipas saj, gjatë vitit 2014 është vërejtur një rritje e madhe e mbipopullimit në instutcionet e vuajtjes së denimit. Kështu, mbipopullimi në në disa institucione të paraburgimit arrin deri në 100% për vitin 2014, ndërsa në burgje ndodhen 32% të dënuar më shumë se kapaciteti i tyre.

Edhe mungesa e sigurisë në shkollat shqiptare është një tjetër shqetësim që ky raport evidenton.

 

SHKARKO APP