Komuniteti LGBT “shpresë” tek Rama, i nisin paketën me 15 pika

Vetëm pak orë nga ftesa që kryeministri Edi Rama u bëri shqiptarëve, për të thënë mendimin e tyre lidhur me çfarë nuk është realizuar, çfarë nuk është bërë mirë e plotësisht në 4 vitet që kaluan dhe se çfarë mund të ofrohet e realizohet në katër vitet e mandatit të dytë të “Rilindjes”, ka reaguar i pari Komuniteti LGBT.

Komuniteti LGBT i ka paraqitur atij një paketë me 15 pika sociale-ligjore, duke i kërkuar plotësimin e tyre në këtë mandat qeverisës, për të mos vuajtur më peshën e rëndë të diskriminimit dhe mohimin e të drejtave sociale.

Komuniteti LGBT, ka vendosur t’i përgjigjet thirrjes së kryeministrit Rama, duke i parashtuar 15 kërkesa sociale-ligjore jo si privilegj por si detyrim ligjor që duheshin zbatuar qysh pas miratimit të ligjith për plotësimin e të drejtave të këtij komuniteti, garanci që pas vitit 2013 u dha edhe prej kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po cila është paketa me 15 kërkesa të plotësuara, që ata kanë paraqitur për t’u bërë pjesë e programit qeverisës “Shqipëria që duam-2017-2021?

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Komuniteti LGBT, të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Punës që funksionon brenda Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta, ashtu siç janë pjesë e këtij këshilli komunitetet, sindikatat dhe organizatat e tjera shoqërore.
  2. Të jemi prezent (të atashuar) në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale, si grup interesi në projekt-ligjet që miraton ky komision
  3. Të jemi pjesë konsultimi dhe debati në çdo projekt-ligj, projekt-udhëzim dhe projekt-vendim që ideojnë, hartojnë dhe miratojnë ministritë për problemet që kanë lidhje me integrimin e komunitetit tonë.
  4. Të konkretiozhet njohja e identitetit tonë gjinor në regjistrat e Gjendjes Civile dhe të zbatohet ligji për martesat brenda gjinisë
  5. Bashkitë të nisin aplikimin e procedurave zyrtare në Zyrat Martesore, për martesat brenda gjinisë, duke promovuar rastet e këtyre lidhjeve martesore, siç veprohet në vendet e BE.
  6. Siç veprohet për komunitetet e tjerë, qeveria të planifikoj në buxhet, fonde për strehimin e familjeve që krijohen prej martesave brenda gjinisë
  7. Shteti të ndaloj me urdhër dhe me masa ndëshkuese, diskriminimin e punonjësve të komunitetit tonë në administratën publike
  8. Ashtu si për gjykimet e vjedhjes së energjisë, për ndërtime pa leje e për dhunën ndaj grave, shteti të miratoj një ligj për përshpejtimin e proceseve gjyqësore ndaj dhunuesve tanë, duke na garantuar edhe urdhër mbrojteje.
  9. Bashkitë të urdhërojnë krye-pleqtë dhe administratorët e pallateve, që të denoncojnë çdo rast në lidhje me diskriminim apo dhunimin tonë e të familjeve tona
  10. Të nis projekti “Pilot” në shkolla për të futur në programet mësimore informacionin dhe aktet e sjelljes evropiane ndaj komunitetit LGBT, si pjesë e barabartë e shoqërisë
  11. Marrëdhëniet tona intime, të mos cilësohen e të mos trajtohen si vepër penale
  12. Qeveria, nëpërmjet institucioneve të së drejtës e atyre sociale, të realizoj fushata sensibizimi e promocioni për të drejtat tona
  13. Të ndalen largimet nga puna dhe kufizimet e pranimeve në punë ndaj anëtarëve të komunitetit tonë nga administrata publike dhe nga subjektet private
  14. Qeveria të hap qendra sociale, për trajtimin e anëtarëve të komunitetit tonë që janë në kushtet të vështira ekonomike.
  15. Shteti të ndaloj me ligj diskriminim tonë në programet televizive analitike e humoristike dhe të detyroj televizionet publike, të bëjnë promovimin e problematikave dhe të integrimit tonë shoqëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?