FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konferenca në Berlin, ministri Hasani: Shqipëria me qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në Konferencën Vjetore të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, theksoi rëndësinë e rritjes së shkëmbimit të inteligjencës dhe nxitjes së bashkëpunimit të fortë brenda aleatëve, për parandalimin e kërcënimeve kibernetike.

“Pas sulmeve kibernetike të paprovokuara iraniane të vitit të kaluar, Shqipëria po përshtat një qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike, duke rishikuar kuadrin ligjor, politikat dhe direktivat ekzistuese”, tha ministri Hasani.

Kryediplomati shqiptar theksoi se qeveria shqiptare po punon për krijimin e një Akademie Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike, e cila sipas tij është thelbësore për rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë në mesin e infrastrukturave të informacionit kritik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne synojmë të qeverisim sigurinë kibernetike në mënyrë gjithëpërfshirëse, nga një vizion sektorial në një vizion global: Së pari, duke hartuar një strategji të qartë për të kapërcyer hendekun e ekspertizës, kryesisht nëpërmjet krijimit të një Akademie Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?