Konflikti me katolikët, Myftinia e Shkodrës bojkton marshimin e paqes

“Bashkëjetesa fetare ndërton të ardhmen”.

Me këtë mesazh Kisha Katolike në Shkoder ka organizuar marshimin për paqe në rrugët kryesore të kryeqendrës së veriut shqiptar.

Ky marshim u pasua me mesazhin e Papa Françeskut në nisje të një viti të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sivjet Ati i Shenjtë zgjodhi mesazhin “Jo më skllevër, por vëllezër”. Por sivjet, ndryshe nga ajo që ka ndodhur vitet e shkuara, ky aktivitet i Kishës Katolike dhe komisionit “Drejtësi dhe paqe” e “Sant’Egidio”, u bojkotua nga myftinia e Shkodres.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mëria e krijuar që pas meshës së kremtuar në kalanë “Rozafa” që irritoi drejtuesit myslimanë në këtë qytet, duket se ende nuk është kaluar.

Çdo vit aktiviteti në fjalë është mbyllur me shtërngimin e duarve nga 3 drejtuesit e komuniteteve fetare në Shkoder, që sivjet nuk u realizua.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?