Koni: Majlinda Ketën e shkarkova pasi filloi procesin zgjedhor në mënyrë të paligjshme, pa urdhrin e rektorit
Në një intervistë për RTV Ora, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni u shpreh se ai nuk ka dhënë urdhër për datën dhe nisje e procesit zgjedhor.
Ai tha se së të fillojë një proces zgjedhor duhet një urdhër nga rektori i universitetit të Tiranës dhe shtoi se në universitetin e Tiranës nuk ka një urdhër të tillë.
Koni: Unë në cilësinë e rektori të Universitetit të Tiranës nuk ka pasur asnjë lloj përplasje me ministrinë në lidhje me procesin zgjedhor. Thjeshtë kam kërkuar që në kushtet e fatkeqësisë natyre, i kam kërkuar ministres që të ndryshojë urdhrin e saj dhe të përcaktojë një datë më të përshtatshme. Falë këtij bashkëbisedimi, kemi urdhrin për shtyrjen për datën e zgjedhjeve.
Kjo do të thotë se nuk kemi urdhër për nisjen procesit zgjedhor. Do ta shohim me kujdes urdhrin e ministres dhe të hënë do të bëjmë veprimet e duhura për shpalljen e këtij procesi, dhe për t’i dhënë universitetit të Tiranës një proces dinjitoz.
Procesi zgjedhor ka një ditë fillimi dhe ditën kur mbahen zgjedhje. Ne jemi në momentin që dita e zgjedhjeve është anuluar dhe sa i përket fillimit të procesit ka lënë në fuqi datën 11 maj, por ne po e studiojmë me kujdes.
Që të fillojë një proces zgjedhor duhet një urdhër nga rektori i universitetit të Tiranës. Në universitetin e Tiranës nuk ka një urdhër të tillë. Ky urdhër vë në lëvizje të gjithë mekanizmin për procesin zgjedhor. Procesi zgjedhor nuk ka periudhë parapërgatitore, është një i tërë. Nga vendosja e datës deri te regjistrimi i kandidatëve është një periudhë diku 10 ditore dhe më pas fillon fushata. Nuk ka periudhë parapërgatitore.
Në lidhje me shkarkimin e pedagoges Majlinda Keta. Koni sqaroi se, ajo së bashku me një grup tjetër pedagogësh pa urdhrat e duhura, filluan në mënyrë të paligjshme procesin zgjedhor. Koni shtoi se ky tagët i përket vetëm titullarit të universitetit të Tiranës.
Koni: Në universitetin e Tiranës nuk është shpallur procesi zgjedhor. Çdo proces tjetër nga individë të caktuar, pa urdhrat e duhura, që ka filluar është i paligjshëm, është nul. Çështja e kërkesës time ndaj ministres në cilësinë e rektorit nuk ka të bëjë me rikandidimin tim, por jam marrë për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe garantimin e një procesi transparent. kur të shpallet data do të marr vendimin tim për të rikandiduar.
Majlinda Keta nuk është pushuar si anëtare e komisionit institucional, por është pushuar si pedagoge e universitetit të Tiranës. Ka zgjidhje të kontratës së punës. Është e lirë pedagogia që t’i drejtohet organeve të drejtësisë në çdo moment.
Veprimet e këtyre pedagogëve kanë marrë përsipër që të shpallin procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë kompetencat e këtij procesi. Unë u kam drejtuar shkresë zyrtare të protokolluar personale secilit prej tyre. Kam dalë në media duke e bërë të qartë se procesi bëhet kur e shpall titullari i institucionit. Kam pritur që këta pedagogë të tërhiqen nga këto veprime të paligjshme sepse është rektori ai që vë në lëvizje komisioni institucional zgjedhor. Ata duke mos reaguar, i vetmi vendim i mbetur për të mbrojtur universitetin dhe kolegët ishte vendimi që mora.