Konkurenca heton tregun: Në Shqipëri karburanti është në duar të Oligopolit

Tregu i karburanteve në Shqipëri po hetohet nga Autoriteti i Konkurencës.Sipas Lindita Latit brenda pak ditëve ky institucion do të dalë me disa përfundime, ndërkohë që paraprakisht niveli i lartë i çmimit të karburanteve lidhet me një sjellje të kordinuar të kompanive.

Tiranë – Çmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri vjen si pasojë e një sjellje të kordinuar të kompanive të cilat kanë krijuar oligopol.Duke marrë shkas nga situatë e krijuar tashmë, ky treg është nën hetimin e Autoritetit të Konkurencës.

Lindita Lati, kryetare e këtij institucioni deklaroi se në vend operojnë pak firma të karburanteve dhe kjo bën që ato të kordinojnë sjelljet, duke vendosur në mënyrë të njëjtë për nivelin e çmimeve.

I njëjti hetim për këtë çështje, shpjegon Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës është realizuar edhe në vitin 2009, pas të cilit është dalë me disa rekomandime.

Lidhur me debatin e nivelit të lartë çmimeve ka reaguar edhe Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure, e cila shpjegon se tregu ynë i karburanteve ka reaguar në mënyrë koherente pasqyrën në ulje të çmimit të karburanteve, por çmimi i karburanteve si dhe i çdo produkti tjetër nuk varet vetëm nga ulja ose ngritja në tregun ndërkombëtar, por edhe nga niveli i taksimit që aplikon çdo vend, stabiliteti i monedhës vendase, modeli ekonomik që aplikohet në organizimin e tregjeve si dhe konkurueshmëria e tregut.

SHKARKO APP