Konkursi për administratën publike, Harito: 16 mijë aplikime në 2015

 

“Gjatë vitit 2015 kanë aplikuar rreth 16 mijë kandidatë për 800 vende pune në administratën publike”, bëri të ditur ditën e martë, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.

E pranishme në çeljen e konkursit për punësimin e specialistëve në administratën publike, sektori i njësive të integrimit, që po zhvillohet në sallën Ilira në qytetin Studenti, ministrja Harito tha se pjesëmarrja e madhe buron si rrjedhojë e besimit që qeveria frymëzon tek aplikuesit.
 
Sipas saj, transparenca dhe besimi që qeveria tregon në këto konkurse kanë bërë që shumë persona të marrin pjesë në këto konkurse.
 
“Ky është një nga provimet për t’u punësuar në administratën civile. Ky është një nga testet e shumta që janë bërë gjatë këtij viti. Kanë aplikuar 16 000 persona për 800 vende pune, një shifër e lartë që tregon besim në sistemin e transparencës së krijuar nga qeveria”, tha Harito.
 

SHKARKO APP