Konsullata serbe në Shkodër, ministri Hoxha: Nuk ka cenim të sovranitetit

Në lidhje me debatin e krijuar pas dakordësisë mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e konsullatave, Hoxha thekson se një përfaqësi diplomatike nuk i jep shtetit tjetër asnjë të drejtë mbi territorin ku vendoset.

Sipas ministrit, funksionimi i çdo strukture diplomatike në Shqipëri bëhet në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar. Ai shton se asnjë vend nuk do të lejonte një prani diplomatike që cenon interesat apo sovranitetin e tij.

Hoxha ka mbrojtur gjithashtu kërkesën e Shqipërisë për hapjen e një konsullate në Bujanoc, duke e cilësuar si një hap që i shërben interesit kombëtar dhe afrimit të shtetit shqiptar me komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ky angazhim me Serbinë nuk ndryshon qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Ai thekson se marrëdhëniet diplomatike nuk nënkuptojnë miratim të politikave të një shteti tjetër, por janë një mënyrë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri argumenton se një konsullatë shqiptare në Bujanoc do të mundësonte një prani më të madhe institucionale, mbështetje për shqiptarët e Luginës, si dhe lehtësim të bashkëpunimit në fusha si arsimi, kultura dhe ekonomia.

Hoxha kundërshton krahasimet mes komuniteteve shqiptare në Serbi dhe atyre serbe në Shqipëri, duke theksuar se reciprociteti në diplomaci nuk nënkupton barazi automatike, por është një mekanizëm për realizimin e interesave të shteteve.

Sipas tij, politika e jashtme duhet të udhëhiqet nga rezultatet konkrete dhe jo nga debatet emocionale, ndërsa objektivi kryesor mbetet mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë kufijve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?