Kontrata për uniformat e reja të policisë u prish në 2 shtator, i dilte ngjyra

Policia e Shtetit ka ndërprerë kontratën me kompaninë “Marsi&Al”, e cila duhet të prodhonte uniformat e reja të punonjësve të policisë, për shkak të cilësisë së dobët të mallit dhe ka dërguar për ndjekje penale në Prokurori përfaqësuesit e saj zyrtarë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia sqaron se përveç procedimit në Prokurori, ndaj kompanisë kontraktore, janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për bllokimin e garancise financiare te kontrates në favor të Policisë së Shtetit.

“Theksojmë se per shkak te cilesise se dobet te mallrave dhe jashte kushteve te kontrates, kompanisë nuk i eshte bere asnje pagese nga Policia e Shtetit. Gjithashtu është përgatitur dokumentacioni për Agjencinë e Prokurimit Publik me qëllim përjashtimin e kësaj kompanie për një periudhë tre vjeçare nga konkurrimi për prokurime publike.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se analizat laboratorike kanë treguar se më shumë se 10 objekte të ndryshme që i përkasin uniformës së Policisë së Shtetit, nuk janë në parametrat e kërkuara sipas specifikimeve teknike të tenderit dhe në përputhje me kontratën e firmosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndër materialet që nuk kanë qenë në përputhje me specifikimet e kontratës është objekti “Bluzë pambuku me 2 kopsa për Policinë Rrugore”, e cila është testuar në përdorim, nga ku ka rezultuar me humbje të ngjyrës (pjesa e verdhë) deri në 70% të saj.”

Policia e Shtetit ka zgjidhur kontratën në 2 shtator duke njoftuar shoqërinë për ndërprerjen e kontratës.

Policia e Shtetit ka referuar një material kallëzimi pranë Prokurorisë, në ngarkim të kompanisë “Marsi & Al” sh.p.k., për akuzën “Shpërdorim i kompetencave”.

uniforma-e-policise

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?