Kopertina e parë e Charlie Hebdo pas masakrës

Kjo është kopertina e parë e Charlie Hebdo pas masakrës së kryer në redaksinë e saj të mërkurën e kaluar kur shkruhet “E gjitha është falur”.

Është e përditshmja Libération ajo e cila ka bërë publike kopertinën e revistës satirike që do të dalë në datën 14 Janar.

Në kopertinë është Muhamedi a.s që në duart mban një tabelë ku shkruhet “Je Suis Charlie” (Unë jam Çarli) mesazhi që ditët e fundit është shpërndarë në të gjithë botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi kopertinë thuhet “Tout est pardonné” (E gjitha është falur).

Swiss Digital Mobile Reklama

12 persona mbetën të vrarë në sulmin ndaj redaksisë Charlie Hebdo ku vdiqën 8 gazetarë, dy policë e dy punonjës të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?