Kopliku: Koçekun e mbronin bandat, unë nuk futesha dot në zonat ku ajo kandidonte
Deputetja Marjana Koçeku e cila iku nga grupi parlamentar i PS-së, sot la të kuptohet se është kërcënuar nga fisi Bajri dhe u kundërpërgjigj po me një kërcënim.
Duke komentuar rastin, drejtuesi i programit Brain Gain në PD, Ted Kopliku, tha se Koçeku mbrohej prej bandave, në zonat e Shkodrës ku ai kërkonte votë.
”Në ato zona ku unë kërkoja votë znj.Koçeku ishte e mbrojtur prej atyre bandave. Unë s’mundesha të futesha në ato zona. Kandidatët e PS-së dilnin me 80 për qind. Znj. Koçeku me gjithë respektin për burrëninë e malësores, që unë ia akordoj, ajo duhet të shpjegojë njëherë pse iku prej Partisë Socialiste. Ku filloi ndryshimi”, tha Kopliku në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

