Korçë, finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Aksi”

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Kishte fshehur në motorrin e automjetit katër qese me lëndë narkotike dhe e transportonte për në Korçë me qëllim shitjen, kapet në flagracë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.
Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?