Korçë, sekuestrohen 376 kg kanabis sativa në tunel

Policia ka arritur të sekuestrojë 376 kg kanabis sativa në gjendje të mykur në një tunel në malin e Shipckës në Voskopojë.

Zbulimi është bërë të martën nga shërbimet e komisariatit të Policisë së Korçës në vijim të kontrolleve të territorit për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve të policisë nga sasia e gjetur 10 kg është marrë në cilësisë e provës materiale ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar me anë të djegies.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?