Kosova, Bosnja e Sanxhaku rrezik potencial i terrorizmit

​Ekspertët evropianë identifkojnë Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën si dhe rajonin e Sanxhakut si potencial të rrezikut terrorist.Sipas vlerësimeve të tyre nga këto zona supozohet se vjen një numër i madh i të rinjve të radikalizuar të cilët kanë vendosur t’iu bashkohen luftërave Siri dhe Irak.

Bashkimi Evropian po bashkëpunon për së afërmi me përfaqësuesit e shteteve të rajonit dhe atë në të gjitha nivelet përfshirë atë ministrorë si dhe të shërbimeve të sigurimit. Në këtë kuadër, zyrtarët evropianë konfirmojnë se po zhvillohen edhe vizita të ekspertëve të Brukselit në rajon me qëllim të shtimit të aktiviteteve në parandalimin dhe zbulimin e terroristëve që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve si në BE ashtu edhe në Ballkan.

Një zyrtar evropian i ngarkuar në çështje anti-terrorizem ka deklaruar se Ballkani nuk mund të jetë imune ndaj terrorizmit, raporton RTK.

“Ka zona ku është në rritje radikalizimi fetarë, kur për votë kanë vepruar disa imamë ekstremë dhe radikalë. Ndërkohë vlerësohet se 500 të rinjë nga rajoni janë rekrutuar dhe kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak. Ata janë kryesisht nga Bosnja apo Kosova”, ka deklaruar ky zyrtar.

Megjithatë ky zyrtar pranon se ana pozitive është se shumica e popullatës nuk përkrah këtë radikalizëm fetar dhe se autoritetet e këtyre vendeve janë shumë aktivë në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit si dhe bashkëpunojnë me autoritetet e sigurisë së vendeve të BE-së.

Ekspertët në mes tjerash punojnë edhe në thyerjen e propagandës së imamëve radikal që influencojnë të rinjtë ndërsa në këtë kuadër bashkëpunimi më i madh vjen nga hoxhallarët e moderuar. Këta të fundit, sipas vlerësimeve të ekspertëve evropianë kanë përkrahje në shumicën e popullatës, sqaron Express.

Rajoni i Ballkanit përfaqëson edhe elementë të rëndësishëm për luftë të suksesshme kundër terrorizmit në Evropë edhe për shkak se konsiderohet si vend tranzit apo burimi i trafikimit të armëve për terroristët në Evropën perëndimore. Ekspertët e BE-së e konsiderojnë Ballkanin si zonë me krim të lartë të organizuar, i cili, siç thuhet është i lidhur edhe me strukturat politike.

“Krimi i organizuar ushqen edhe terrorizmin edhe  pse krimi i organizuar nuk ka ndonjë ideologji. Aty ku ka krim të organizuar dhe funksionim jo të duhur të shtetit aty edhe grupet ekstremiste gjejnë më shumë hapësirë veprimi”, thonë ekspertët e BE-së.

Ndërkohë janë rritur masat e kontrollit dhe të survejimit në këto shtete, duke u monitoruar edhe nga ekspertë amerikën antiterror.Pas tragjedisë së Parisit ku tre terroristë bënë terror në mes të kryeqytetit, janë rritur prezenca e grupeve survejuese të sherbimeve europiane e amerikane në Kosovë e Bosnjë Hercogovinë. Pothuaj të gjithë elementët e mundshëm si kontigjentë terroristë po ndiqen e survejohen me metoda bashkëkohore.

Gjithsesi sherbimet europiane i druhen elementëve nga Kosova dhe Bosnja , të cilët vijnë nga lufta në Siri e ku mund të ketë infiltrime të ISIS.

SHKARKO APP