Kosova nis ndihmat e para drejt zonave të përmbytura në Shqipëri

Nesër nga ora 09:00 në stacionin e Prizrenit grumbullohen maunet e ndihmave të biznesve nga Kosova dhe nisen drejt zonave të përmbytjeve në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur sot ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, gjatë takimit sot në Prishtinë me donatorë ndihmash për zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri.

“Falënderoj për këtë solidaritet që buron nga vetë ju, të mbledhur si rezultat i kërkesave tuaja për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat në Shqipëri”, u shpreh ambasadori Minxhozi para dhjetëra drejtuesve të bizneseve të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Nesër dhe ditëve të ardhshme, edhe më shumë biznese nga Kosova, por edhe nga Lugina e Preshevës, pritet të jenë pjesë e ndihmave për banorët e zonave të përmbytjeve në Shqipëri . Ditën e djeshme, një kontigjent i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së është nisur nga Kosova për në Shqipëri, si ndihmë fillestare në përballimin e situatës së krijuar nga vërshimet e ujërave në disa rrethe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisja u bë pasi qeveria e Kosovës në mbledhjen e mëngjesit të djeshëm, duke vlerësuar gjendjen emergjente pas vërshimeve të ditëve të fundit, aprovoi vendimin për dërgimin e një Kontingjenti të Forcës së Sigurisë për operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë. Vendimi iu dërgua Presidentes së Kosovës për autorizim të operacionit sipas ligjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?