Kozeta Kurti: Nuk është e vërtetë se jam arrestuar

Gazetarja Kozeta Kurti ka përgënjeshtruar mediat italiane, që shkruanin se ajo ishte arrestuar për vjedhje në një supermarket. Në një video të shpërndarë nga adresa zyrtare e saj në Facebook, Kurti mohon çdo insinuatë të mediave në Itali, por shpreh pakënaqësinë ndaj kolegëve të saj në Tiranë, që botuan lajmin pa e konfirmuar më parë dhe pa marrë prononcimin e saj për të ballafaquar faktet.

E indinjuar me mediat lokale në vendin fqinj dhe qëndrimin e kolegëve të saj në Tiranë, ajo thotë se është marrë në pyetje për vjedhjen e ndodhur në supermarket, por më pas është lënë e lirë. “Dje ka ndodhur një vjedhje në një qendër komerciale midis Bergamos dhe Milanos ku isha dhe unë, sepse jam me pushime disa ditë në Itali. Erdhën karabinierët në çast dhe mbyllën qendrën dhe verifikuan kamerat. Nga verifikimi i kamerave u panë kush ishin hajdutët, bëhej fjalë për një grup shqiptarësh. Duke qenë se dhe unë isha shqiptare gjithashtu, na grumbulluan të gjithë shqiptarëve që ishim në qendër dhe na morën në pyetje. Më mbajtën të verifikonin a kisha lidhje me grabitësit. Pasi më kontrolluan, më thanë je e lirë”, tha Kozeta Kurti.

SHKARKO APP