KQZ jep mandatin e deputetit Zef Maçi
Aktualitet E Mërkurë, 2 Qershor 2021 20:06
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka vendosur që të zëvendësojë deputetin e ndjerë Gjovalin Kadeli, që ndërroi jetë në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë.
Kadeli i dalë nga lista e PD-së ka bërë që KQZ-ja sot ta zëvendësojë atë nga një tjetër deputet i listës së demokratëve.
Kështu deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë deri në datën 9 shtator kur do të konstituohet edhe parlamenti i ri do të jetë Zef Maçi.

