Krah Agron Shehajt në Durrës, Xhaferaj: Detyra më çon të jem në krah të çdo kandidati të PD-së
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, ka reaguar pas lajmeve që u pa në krah të kandidatit për kryetar të PD-së, Agron Shehaj. Ai shkruan se ka për detyrë si kryetar i PD-së në Durrës që të jetë krah çdo kandidati, duke lënë të kuptohet se kështu do të veprojë dhe për kandidatët e tjerë që janë në garë për kreun e PD-së.
Postimi i plotë
Në një vend ku çdo ditë luftohet demokracia dhe çdo parim i saj, sigurisht që përbën lajm ndjekja e rregullave të një gare krejt legjitime.
PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë luftuar gjatë opozitës si dhe gjithë muajt e fushatës për të kthyer sadopak normalitetin në një vend ku jemi të vjedhur nga cdo parim moral dhe etik.
Detyra institucionale si kryetar i PD-së Durrës, vlerat e qytetit që përfaqësoj, shkollimi im si dhe eksperienca politike, më cojnë të jem në krah të çdo kandidati i cili vjen në emër të Partisë Demokratike.
Garat dhe respektimi i cdo aspekti të tyre janë jo vetëm kusht për një demokraci funksionale, por edhe thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 qershorit.