Kredia 650 milionë euro, Paloka: Rama i vjedh, shqiptarët do ti paguajnë
Pas njoftimit se qeveria shqiptare ka marrë një kredi të re prej 650 milionë euro, ka reaguar nënkryetari demokrat Edi Paloka.
“Këto miliona përsëri do i vjedhin e do i ndajnë mes tyre Rama dhe dhjetë miqtë e tij, oligarkët e PPP-ve , kurse për ti paguar do i paguajmë përsëri ne!!!”, shkruan Paloka në një shenim në faqen e tij në facebook.
Ja postimi i plotë:
E kuptoni deri ku arrin tallja e njëkohësisht arroganca e plehrës që kemi Kryeministër; mburret se ka marrë borxh 650 milion euro të tjera.
Këto miliona përsëri do i vjedhin e do i ndajnë mes tyre Rama dhe dhjetë miqtë e tij, oligarkët e PPP-ve , kurse për ti paguar do i paguajmë përsëri ne!!!
Sigurisht që për Ramën ky është sukses “i madh”, po për shqiptarët është një tjetër “futje” e madhe!