Kremtohet mesha e shenjtë në kalanë e Rozafës

Në festën kushtuar pajtorit të qytetit, famullia e Shën Shtjefnit Shkodër kremtoi meshën e shenjtë në kalanë e Rozafës. Një traditë kjo e përvitshme e cila sivjet shënon plot 12 vjetorin e mbajtjes së meshës së shenjte.

Gjatë predikimit famullitari Dom Artur Jaku tha përpara besimtarëve të pranishëm se duke çmuar historinë dhe trashigiminë duhet sëbashku të luftojmë për të vërtetën e paqen për të ndërtuar keshtu kulturën e pranimit të tjetrit.

Dom Artur JAKU- Famullitar i Shkodrës: Duke çmuar historinë trashëgimin e pasur duhet të luftojmë për të vërtetën për paqen, duhet të luftojmë për të ndërtuar kulturën e pranimit të tjetrit. mbi themelet e trashëgimisë kulturore të ndërtojmë të ardhmen tonë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 26 Dhjetor kisha katolike përkujton festën e Shën Shtjefnit, pajtor i Katedrales dhe objektit te kultit në kalanë Rozafa. Objekti ne fjale shpesh ka qene edhe qender debati mes dy komuniteteve fetare, kishes dhe myftinise, pasi ka sherbyer ne periudha te ndryshme per te dy komunitetet fetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?