Kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli: Kompania “Facile.it”, një histori suksesi

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli, zhvilloi ditën e premte një vizitë në njërën prej kompanive më të rëndësishme të shërbimit Call Center në Tiranë, “Facile.it”, e cila ka rreth 700 punonjës. Gjatë kësaj vizite, kryeinspektori i Punës, bisedoi me punonjës të ndryshëm të kompanisë, në lidhje me kushtet e punës dhe trajtimin e tyre konform Kodit të Punës dhe legjislacionit të punës në tërësi.  Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Punës vlerësoi rëndësinë që ka kjo kompani si një ndër punëdhënëset më të mëdha në vend. Dritan Ylli e vlerësoi si një histori suksesi trajtimin e punonjësve në këtë kompani.

“Gjatë vizitës në mjediset e kompanisë Call center “Facile.it”, një ndër punëdhënëset më të mëdha të vendit tonë. Eshtë një histori suksesi kompania “Facile.it”, ku punonjës të kësaj kompanie, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga Inspektoriati Punës, sot vijojnë të jenë në vendin e punës, duke gëzuar të drejtat që ju takojnë. Një sjellje dinjitoze e punëdhënësit, që respekton ato punonjës që kërkojnë më shumë të drejta, jo si dikur që konsiderohej tabu dhe hidheshin në rruge ata punonjës që ankimonin për shkelje të të drejtave”.

Ndërsa duke folur për punën e Inspektoriatit të Punës në shkallë Republike ai shtoi se “Sot kemi një rritje 5- fish të ankimimeve në Shqipëri, gjë që flet qartë për një njohje dhe besueshmëri më të madhe ndaj Inspektoriatit të Punës…Dhe sigurisht, për një rritje të standartit të punësimit në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i kësaj vizite në “Facile.it” ishte pikërisht nxitja e punonjësve për të kërkuar më shumë të drejtat e tyre dhe në rast të shkeljes së këtyre të drejtave që ua garanton ligji, ata të ankimojnë pranë Inspektoratit të Punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konkretisht, drejtori i Inspektoratit, u shpreh se “nëse deri dje ankesa ndaj punëmarrësit në rang Republike ishte tabu dhe zgjidhja e saj as nuk imagjinohej, sot shifrat e regjistruara në Inspektoratin e Punës flasin për një rritje disa herë të ankesave që vijnë nga punonjësit, ashtu sikurse zgjidhja e tyre”. Kjo tregon sipas tij, një rritje të besimit që punonjësit kanë tek institucioni, sikurse ka një ndërgjegjësim më të madh për të kërkuar të drejtat që burojnë nga legjislacioni punës.

bb

“Nga 226 ankesa te regjistruara ne 9 muaj, pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të zgjidhura në favor te punëmarrësit, që do të thotë se ju është kthyer e drejta e cënuar”, theksoi Ylli.

Për të shtuar më tej faktin se procesi ankimimit në Inspektoratin e punës rezulton me dy trende pozitive: rritja e ankimimit, por dhe rritja e standardit te vetë ankesës. Duhet theksuar se më parë numrin më të madh të ankesave e zinin punësimi informal, gjë që tashme ka një ulje te konsiderueshme te numrit të tyre dhe një rritje e ankesave ku kane objekt cenimin e të drejtave që u takojnë nga ligji për rregullimin e marrëdhënies së punës për pagesat ekstra, punë gjatë ditëve pushim ose festave zyrtare, kryerjen e lejeve të zakonshme që në fakt ka të bëjë me rritjen e standardeve te mirëqënies në vendin e punës etj.

Në fund, kreu i Inspektoriatit, u shpreh se “për ne është shumë e rëndësishme që marrëdhënie e punësimit të rregullohet sipas ligjit, në mes të punëdhënësit e punëmarrësit. Në rast të shkeljes së këtyre të drejtave, punonjësit duhet të ankimohen, dhe punëdhënësi s’duhet të cënojë në asnjë rast të drejtën e punonjësve për t’u ankimuar. Për ato punëdhënës apo administratorë, që do cenojnë të drejtën e punonjësve për tu ankimuar dhe për të kërkuar të drejtat që ja garanton ligji, do ketë masa të ashpra.

dritan-ylli2“Histori suksesi”

“Gjatë vizitës në mjediset e kompanisë call center, “Facile.it”, një ndër punëdhënëset më të mëdha të vendit tonë. Një histori suksesi, ku punonjës të kësaj kompanie, që kanë kërkuar ndihmë nga Inspektoriati Punës, sot vijojnë të jenë në vendin e punës, duke gëzuar të drejtat që ju takojnë…Një sjellje dinjitoze e punëdhënësit, që respekton ato punonjës që kërkojnë më shumë të drejta, jo si dikur që konsiderohej tabu dhe hidheshin në rruge ata punonjës që ankimonin për shkelje të të drejtave. Sot kemi një rritje 5-fish të ankimimeve në shkallë vendi, gjë që flet qartë për një njohje dhe besueshmëri më të madhe ndaj Inspektoratit të Punës…Dhe sigurisht, për një rritje të standardit të punësimit në Shqipëri.”,- shkruan Dritan Ylli në një postim në Facebook.

yllik

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?