Kreu i ish-të përndjekurve, Nebil Çika: Nexhmija jo vetëm vejusha e Enverit, s’ka zot as krisht që ia fal krimet

Nebil Çika, pëfaqësues i të përndjekurëve politik reagoi në studion e lajmeve të Ora Neës pas lajmit për vdekjen e Nexhmie Hoxhës, të vesë së Enver Hoxhës. Çika e quajti bashkëpërgjegjëse për krimet e komunizmit Nexhmie Hoxhën. Si drejtuese e organizatës së “Frontit Demokratik”, Nexhmie Hoxha ishte përgjegjëse për shumë internime, largime nga puna e krime të tjera të komunizmit, theksoi Çika.

Nebil Çika: Nuk ishte vejusha e diktatorit, ajo ka pasur poste të larta në diktaturën komuniste. Drejtpërdrejt ajo është autore për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar. Duhet trajtuar si autore e krimeve të komunizmit. De jure pushtetin në Shqipëri e kishte “Fronti Demokratik”. Kjo ishte kryetare e kësaj organizate. Kjo kryente një pjesë të madhe të interrnimeve, largimeve nga puna, heqjen nga shkolla. Një pjesë e njerëzve u shpallën “kulak”, që ishte heqja e tesrës së “Frontit Demokratik”.

Duke folur më tej, ish i përndjekuri Nebil Çika u shpreh se edhe pse u dënua në vitet 1990, Nexhmie Hoxha nuk vuajti dënimin që duhej. Sipas tij, në CV e Nexhmie Hoxhës mungon një detaj të rëndësishëm. Çika tha se Nexhmie Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste para luftës, ndërsa pas saj ajo u bë komuniste duke masakrauar shqiptarët.

Nebil Çika: Për këto Nexhmia u dënua në vitet e demokraciës. Nuk besoj se ajo vuajti ndonjë gjë të madhe nga dënimi. Mungon një detaj shumë i rëndësishëm te CV e saj. Ajo veç pjesës së komuniste ka qenë anëtare e partisë fashiste. Këto pastaj u transferuan në komunistë duke dënuar dhe masakruar pjesën tjetër të shqiptarëve që nuk bashkëpunuan as me fashizmin e as me komunizmin. Sipas statistikave të sigurimit të shteit 35% e popullësisë ishte e përndjekur. Nga ato që unë kam konstatuar, ata që justifikojnë krimet e komunizmit, janë në konflikt interesi. Është një lloj justifikimi në raportin personal. Një pjesë tjetër e kanë këtë në raportin ideologjik, pasi vazhdojnë të ndikohen nga ideologjia komuniste.

Nebil Çika beson se Nexhmie Hoxha nuk i ka mbyllur ende hesapet me dhënien e llogarisë. Sipas tij, ndonëse ajo nuk beson te jeta pasvdekjes, tashmë ka llogari me Zotin, dhe do të shkojë në ferr me atë që i ka bërë shqiptarëve. “Ajo muk i ka mbyllur ende llogaritë. Nexhmija ishte komuniste dhe nuk besojnë te Zoti, por ajo do japi llogari. Me ato që ka bërë e ka vendin në ferr. Nuk ka Zot, Krisht që ia fal krimet që ka bërë”.

SHKARKO APP