Kreu i KQZ-së, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale zgjedhore

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, kërkoi nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore nga Kuvendi i ri. Në aktivitetin “Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, mbajtur ditën e sotme, duke cituar raportin e OSBE-ODIHR, Celibashi theksoi se pavarësisht progresit në zgjedhje, ka pasur shumë probleme që mund të adresohen me reformën e re. Kreu i KQZ-së nënvizoi se dy liderët kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha bënë një fushatë të ashpër me sulme kundrejt njëri-tjetrit.

“Gjetjet nxisin nevojën për një reformë të thellë ligjore dhe institucionale me qëllim sigurimin e integritet të plotë të zgjedhjeve. Me konstituimin e ri të Kuvendit në shtator të nisë menjëherë puna për të adresuar të gjitha problematikat me procesin zgjedhor në Shqipëri, duhet të vlerësojmë që çfarë secili prej aktorëve politikë apo institucionalë duhet të bëjë ndryshe apo edhe më mirë në kuadër të përgjegjësive që ata kanë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Reforma të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo me konsensus të gjerë politik. Maxhoranca e PS-së, gati e cilësuar në kuptim të terma kushtetues, shpresoj që të mos jetë pengesë nga pikëpamja formale për të patur gjithëpërfshirje dhe konsensus e të bëjë atë se çfarë duhet të reformohet”, u shpreh Celibashi.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryekomisioneri Ilirjam Celibashi, kreu i SPAK Altin Dumani, ambasadori britanik Nick Abbott, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?