Kreu i myslimanëve shqiptarë, në samitin kunër terrorizmit në SHBA

Kryetari i KMSH-së Skender Bruçaj ka qenë i pranishëm në Samitin e Uashingtonit, organizuar nga Shtëpia e Bardhë, lidhur me luftën kundër terrorizmit. 

Në mbylljen e takimit treditor të Uashingtonit për luftën kundër terrorizmit, presidenti Barak Obama bëri thirrje për një përpjekje globale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Obama u kërkoi të gjithë vendeve të botës për të qenë më vigjilentë me personat, të cilët tentojnë për t’u larguar në Lindjen e Mesme. 

Ndër të tjera presidenti i SHBA-së ka thënë se: “Kur njerëzit ndihen të shtypur dhe të drejtat tyre u janë mohuar, veçanërisht në vija sektare apo linja etnike, duhet të reagojmë. Kur ne heshtim, kjo heshtje merret si pajtim me dhunën dhe krijon një mjedis favorizues për terroristët”, tha Obama.

Edhe njëherë në fjalën e tij, Presidenti u kërkoi komuniteteve në të gjithë botën, që të ofrojnë më shumë mundësi për të rinjtë, me qëllim që të mos tërhiqen nga propaganda e kalifatit islamik. “Këta terroristë janë të dëshpëruar, sepse nuk dine sesi të prezantojnë veten. Por ne të gjithë kemi përgjegjësi për të hedhur poshtë idenë, se grupe si ISIS përfaqësojnë Islamin. Ata gënjejnë kur thonë se Perëndimi është në luftë me fenë Islame”, tha Obama.

“Jemi në luftë me ata që e keqpërdorin Islamin, jo me fenë vetë”, ka shtuar ai. Ajo çfarë Barack Obama deklaroi përpara përfaqësuesve të 60 shteteve pjesëmarrëse në eventin treditor kundër ekstremizmit, ishte ajo çfarë shumë myslimanë të thjeshtë donin të dëgjonin.

Bota, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, duhet të përballet me ideologjitë që radikalizojnë njerëzit. Drejtuesit e grupeve të tilla militante, shtoi ai, nuk janë liderë fetarë, por terroristë. 

Gjatë këtij samiti, kreu i KMSH-së z.Skender Bruçaj ka zhvilluar disa takime edhe me përfaqësues të komuniteve myslimane dhe shoqërive civile në SHBA dhe vende të ndryshme të botës, të pranishëm në Samit.

SHKARKO APP