Kreu i opozitës greke, Kasselakis: Shqipja të bëhet gjuhë me zgjedhje në shkollat tona!
Kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi. Kasselakis propozoi se shqipja mund të bëhet si gjuhë e huaj me zgjedhje në shkollat greke krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë:
“Këtu në Greqi nuk kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur. Në të gjithë territorin e Shqipërisë”.
Problematikat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Greqi janë të mëdha, si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria që jetojnë çdo ditë anëtarët e tij.
“Ne patëm nderin që sot të zhvillojmë një takim historik për komunitetin shqiptar me kryetarin e SYRIZA-Aleancës Progresive dhe deputetët e partisë”, tha Etmond Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi.