Kreu veprime të turpshme me një të mitur, në kërkim 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme më një fëmijë të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se 45-vjeçari, i identifikuar me iniciale  S. K. i ka kryer këto veprime të turpshme në rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht.

Më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”,  ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, ka dal se nuk është abuzuar seksualisht me të miturin. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhje e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP