Krim i dyfishtë në familje, nipi vret gjyshen e më pas veten (FOTO)
Ky krim i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:15 minuta në Durrës, në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në një banesë pranë Muzeut të Dëshmorëve, ku Ersid Curri, 25 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gjyshen e tij, Hurme Curri dhe më pas ka drejtuar armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar forcat e policisë mbi krismat e armës që dëgjuan te dera e fiqnjës. Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat sesi ka ndodhur krimi i dyfishtë.
Informacion paraprak nga Policia e Durresit:
Më datë 04.04.2017, ora 12: 15, në lagjen Nr.10, Durrës, në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasit E.C. 25 vjeç dhe gjyshja e tij, H.C 80 vjeçe. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë. Banesa ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda. Nga hetimet paraprake dyshohet se nipi ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas veten. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri, automatik.



