Krim i rëndë në Itali, burri vret partneren e vëllait
Aktualitet E Martë, 25 Korrik 2023 18:02
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë qëlloi për vdekje kunatën e tij.
Krimi u shënua në Fossombrone ku burri vrau partneren e vëllait të tij, një grua rreth 40-vjeçare.
Menjëherë më pas ai ka shkuar në komisariat dhe ka rrëfyer duke marrë me vete edhe armën e vrasjes. Ende nuk është zbardhur dinamika e vrasjes së ndodhur në një zonë rurale.

