Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Arbër Çekaj
Të pabazuar në prova dhe në ligj e ka konsideruar Gjykata për Krimet e Rënda kërkesën e bërë nga përfaqësuesi ligjor i shoqërive “Arbri Garden shpk” dhe “Ecoalmax sh.p.k” për zhbllokimin nga masa e sekuestros për kamionin dhe kontenierin, në dyshemenë të të cilit u gjet 613 kg kokainë.
Arbër Çekajt akuzohet si porositës i 613 kg kokainë të mbërritura në portin e Durrësit në kontenier bananesh muaj më parë.
Kujtojmë që aktualisht Çekaj ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” në Gjermani, në pritje të ekstradimit në Shqipëri. Ai po hetohet edhe për disa vepra penale që dyshohet të jenë konsumuar në territorin gjerman.

