Kryebashkiakja publikon videon: E frikshme në Shkodër, çfarë ndodhi mbrëmë
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë krijuar një situatë aspak normale në mbarë vendin, ku janë shënuar vatra të shumta zjarri.
Një situatë dramatike ka qenë mbrëmjen e kaluar edhe në zonën e Bërdicës, në Shkodër.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka publikuar një video, ku shihen flakët e mëdha që kanë përfshirë zonën, duke rrezikuar 40 banesa.
https://www.facebook.com/ademi.voltana/videos/1934802430100808/
“Mbrëmë kaluam një natë të vështirë në zonën e Bërdicës. Falenderoj zjarrëfikset, Policinë, punonjësit e Bashkisë, banorët e zones, që bënë të mundur vënien nën kontroll të situatës e cila rrezikonte 40 banesa.
Gjej rastin t’ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Shkodër në këto ditë me temperatura të larta të tregohen të kujdesshëm, pasi një pakujdesi e vogël mund të provokojë situata të rënda zjarri. Puna jonë do të vazhdojë me ritëm 24 orësh, në përballimin e çdo situate”, shkruan Ademi.

