Kryebashkiaku i Nju Jorkut vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në qytet, duke u dhënë dritën jeshile për organizimin e një parade etnike në zemër të metropolit më të njohur në botë.

Gjatë fjalës së tij para pjesëtarëve të komunitetit, Adams i inkurajoi të ruajnë lidhjet me atdheun dhe të mos e humbasin dashurinë për Shqipërinë.

“Duhet ta doni Shqipërinë më shumë se Amerikën,” tha ai me humor dhe përzemërsi, duke shtuar se edhe djali i tij është i dashuruar me Shqipërinë dhe mezi pret të vizitojë vendin për të përjetuar nga afër bukuritë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një paradë është simbolike në këtë vend si një mënyrë për të deklaruar se ju jeni pjesë e gjithçkaje në të cilën besojmë, dhe bukuria e saj është se kur marshoni në njërën nga rrugët tona kryesore, tregoni dhe shfaqni, flamurin tuaj kuq e zi me atë simbol të rëndësishëm mbi të. Ju sillni këtu besim, ju sillni këtu kulturën tuaj, ju sillni këtu etikën tuaj të punës, ju sillni këtu sigurinë tuaj publike, burrat dhe gratë që jo vetëm zbukurojnë simbolin tuaj kuq e zi, por ata zbukurojnë edhe uniformën e policisë. Ata na mbajnë të sigurt çdo ditë dhe dua t’i falënderoj që janë këtu për të festuar me ne”, tha Adams.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?