Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, nuk merret me sezonin turistik

Deputeti i Vlorës, Damian Gjiknuri ka qenë sot në ishullin e Sazanit, ku ka ndërmarrë një aksion pastrimi. Në këtë veprimtari ka rënë në sy mungesa e kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli, por në vend të tij ishte zëvendëskryetarja.

Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist ka thënë se Leli nuk merret me sezonin turistik dhe për këtë është zëvendëskryetarja e bashkisë së Vlorës.

‘’Bashkia t’i kushtojë vëmendje pastrimit. Pastrimi është kryefjala e turizmit. Pa pastrim nuk do të kemi turizmin që presim. Institucionet lokale të bëjnë më shumë. Në Vlorë kemi zëvendës kryetaren e Bashkisë’’- tha Gjiknuri.

Në të vërtetë kryebashkiaku vlonjat Leli nuk ka pyetur fare për kryeministrin Rama dhe as për deputetët e PS. Ai që kur refuzoi Ramën para zgjedhjeve të 25 prilli, e preu biletën! Por duket çështje kohe derisa PS dhe kryeministri ta “palosë” si kryetar.
Dritan Leli mbetet i vetmi nga drejtuesit lokalë por edhe qendrorë që ka guxuar të sfidojë hapur Kryemnistrin Rama.

 

SHKARKO APP