Kryemadhi: Zgjedhjet në LSI tregojnë ndryshimin e madh me PS

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se zgjedhjet brenda partisë treguan ndryshimin e madh me Partinë Socialiste. Kryemadhi u shpreh se Partia Socialiste nuk ka bërë garë kurrë për strukturat e saj dhe njerëzit që drejtojnë njerëzit në terren.

Kryemadhi u shpreh se ndryshe nga PS në LSI ka liri mendimi. “Më gjeni një anëtar të kryesisë apo strukturave drejtuese të PS që flet hapur si të dojë kundër kryetarit dhe partisë, si në LSI”

Lidhur me mungesën e një kandidati në garë, Kryemadhi tha se për situatën në të cilën ndodhet vendi, pak muaj para zgjedhjet, nuk do të ishte normale një garë e tillë. Ajo u shpreh se një garë për drejtimin e partisë në këtë fazë do të ishte false.

SHKARKO APP