Kryeministri: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të mbështeten nga buxheti 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e 2025.

“164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin 2025.
Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.
Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP